Që nga mëngjesi i së enjtes, Shërbimi i Punëve të Brendshme i Forcave të Sigurisë në Greqi ka nisur një operacion të gjerë në zyrën doganore të Mavromatio, me qëllim goditjen e një rrjeti korrupsioni dhe ryshfeti mes zyrtarëve doganorë.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit, deri tani janë arrestuar 13 persona, të cilët dyshohen për shkelje detyre, korrupsion dhe marrje ryshfeti.
Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet nuk kanë zbuluar detaje për identitetin e të arrestuarve apo mënyrën e funksionimit të këtij rrjeti.
Shërbimi i Punëve të Brendshme ka njoftuar se do të publikojë së shpejti informacione të tjera lidhur me akuzat, provat e sekuestruara dhe përmasën e këtij operacioni.