Skip to content
Të Gjitha

Diplomatja e lartë e BE thirrje vendeve të unionit: Të shtojmë prezencën në Ballkanin perëndimor, ndryshe do pendohemi

· 1 min lexim

Përfaqëuesja e Lartë për Punët e Jashtme në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini, u ka bërë thirrje vendeve të BE-së, që të shtojnë prezencën në vendet e Ballkanit perëndimor.

Në një deklaratë nga Brukseli, diplomatja e BE tha ndër të tjera, se nëse unioni nuk e përmbush këtë objektiv, do të pendohet në dy vitet e ardhshme.

Sipas saj, procesi i anëtarësimit i vendeve të Ballkanit Perëndimor, kërkon vullnet politik dhe këmbëngulje, shkruan “Newsbomb”.

Ndër të tjera ajo shtroi se anëtarësimi i këtyre vendeve në BE, është në të mirën e të gjithëve.

“Jam e bindur se nëse nuk e përmbushim këtë objektiv, do të pendohemi në dy vitet e ardhshme. Kemi një interes të qartë për të gjithë Ballkanin që të anëtarësohet në Bashkimin Europian. E dimë se ky është një proçes i gjatë, i ndërlikuar që kërkon zgjidhje të problemeve, vullnet politik nga të gjitha palët si dhe këmbëngulje. Koha po kalon për rajonin e Ballkanit. Ne do të kërkojmë kurajo, lidership dhe përkushtim, si dhe ruajten e një prezence konstante për çdo ditë”, tha Mogherini.