Skip to content
Të Gjitha

Vëllai i ekzekutuesit të Naim Zyberit gjendet i pajetë në banesë

· 1 min lexim

Vëllai i vrasësit të Naim Zyberit, ose të quajtur ndryshe “i forti i Tiranës”, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Lukovë.

Trupi i pajetë i Uliks Gjeneralit (Gjinarari) është gjetur nga fëmija i tij i mitur, shkruan “Balkanweb”.

Kufoma aktualisht ndodhet në morgun e Sarandës, ku po kryhen ekzaminimet për të përcaktuar shkaku e vdekjes.

Uliks Gjenerali është vëllai i Gert Gjeneralit, i cili la me kusht qelinë në shkurt të këtij viti, pas 19 vjetësh burgim.

Gert Gjenerali u arrestua në Itali për vrasjen e Naim Zyberit në një spital në Milano.

Në 2014-ën ai u ekstradua në Shqipëri, pas vendimit me burg përjetë që mori gjykata.

Mirëpo 45-vjeçari kërkoi që të hetohet në gjendjen që është dosja, duke përfituar uljen me 25 vjet të dënimit.

Pesë vite nga ekstradimi ai i kërkoi Gjykatës së Korçës lirimin me kusht, bazuar në normalizimin e sjelljes së tj.

Ndërkohë në vendimin e gjykatës, cilësohet se Gjenerali kishte normalizim të marrëdhënieve me trashëgimtarët e viktimës.

Ndërkohë Naim Zyberi njihej si “i forti i Tiranës” në vitet 90′.