Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Patos, ku një 36-vjeçar dyshohet se ka abuzuar seksualisht vajzën e tij, vetëm 12 vjeçe.
Nëna e vajzës, rrëfen mes lotësh për mediat, se e bija u largua nga banesa në orën 4 të mëngjesit, duke kërkuar strehim te fqinjët pas aktit të tmerrshëm.
Ajo pohoi se dhuna kishte nisur që kur vajza ishte vetëm 5 vjeçe, por ajo nuk kishte qenë e informuar me parë per këtë.
Vajza kishte shfaqur sjellje te tensionuara dhe nuk kishte treguar për abuzimin që kishte perjetuar.
Nënë e 7 fëmijëve shprehet se nuk ka asnjë të ardhur financiare dhe ka mbetur mes 4 rrugëve. Mes lotësh ajo apelon për dënim të ashpër për bashkëshortin dhe për ndihmë nga institucionet.