Skip to content
Kryesore

Rrëzohet nga pallati në ndërtim punëtori, ndërron jetë në spital

· 1 min lexim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Beratit, ku një punëtor ndërtimi ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, rreth orës 15:30, në lagjen “Kushtrimi”, një 66-vjeçar, punonjës i një firme ndërtimi, është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim.

Viktima, i identifikuar si R. H., banues në Berat, u transportua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit fatal.