Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

81 vite nga masakra e grekëve ndaj shqiptarëve të Çamërisë

17:16 27/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Sot, më 27 qershor, shënohen plot 81 vite nga një ndër plagët më të rënda të historisë kombëtare shqiptare: gjenocidi ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Më 27 qershor 1944, forcat shoviniste greke të udhëhequra nga gjenerali Napoleon Zerva nisën një fushatë masive spastrimi etnik në krahinën shqiptare të Çamërisë. Masakrat ishin brutale dhe të pamëshirshme, me mijëra civilë shqiptarë u vranë, u dhunuan e u dëbuan nga trojet e tyre shekullore.

Gratë, fëmijët dhe të moshuarit nuk u kursyen. Shtëpitë u dogjën, pasuritë u plaçkitën dhe vendbanimet shqiptare u boshatisën nën terrorin e organizuar të forcave paramilitare greke. Qëllimi ishte i qartë: zhdukja fizike dhe kulturore e një komuniteti të tërë, vetëm për shkak të përkatësisë së tyre etnike.

Kjo ditë, e njohur tashmë në kalendarin kombëtar si “Dita e Gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë”, është shpallur me ligj nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 1994. Ajo përkujtohet çdo vit me homazhe dhe akte simbolike për të nderuar viktimat dhe për të kërkuar drejtësi historike për këtë krim të pandëshkuar.

Në një intervistë për Agora News, kryetari i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”, Alket Veliu, thekson se kjo nuk është vetëm një çështje kujtese, por edhe një detyrim moral dhe politik i shtetit shqiptar.

Ai rrëfen se vjen nga një familje çame dhe është rritur me tregimet për masakrat dhe dhunën që i është bërë popullit të tij. Sipas tij, fondacioni që drejton ka si qëllim ruajtjen e identitetit çam dhe dokumentimin e së vërtetës historike përmes angazhimit në fushën e kulturës, historisë dhe të drejtave të njeriut.

“Gjenocidi ndaj shqiptarëve të Çamërisë nuk nisi në vitin 1944, por kulmoi atë vit. Dhuna dhe përndjekjet kishin nisur dekada më parë, me masakrën e Selanit në vitin 1913 si pikënisje”, deklaron Veliu. Ai shton se përkundër gjithë kësaj tragjedie, kërkesat e komunitetit çam kanë mbetur të njëjtat: kthimi në trojet e tyre, njohja e të drejtave gjuhësore, pronësore dhe identitare.

Veliu kritikon indiferencën e institucioneve shtetërore shqiptare, duke theksuar se çështja çame nuk është bërë pjesë e axhendës zyrtare në bisedimet dypalëshe me Greqinë. “Rezoluta e Kuvendit për çështjen çame nuk zbatohet. Heshtja institucionale është shqetësuese.

Kjo çështje duhet të jetë pjesë e dialogut diplomatik me Greqinë, si një detyrim ndaj viktimave dhe trashëgimisë sonë historike”, – nënvizon ai.

Një tragjedi me përmasa të mëdha

Nga qershori i vitit 1944 deri në mars të vitit 1945, sipas dëshmive dhe dokumenteve historike, rreth 5 mijë shqiptarë të Çamërisë – burra, gra, fëmijë dhe të moshuar, u masakruan nga forcat greke të Zervës. Më shumë se 35 mijë shqiptarë myslimanë u detyruan të braktisin vendlindjen dhe të shpërngulen në Shqipëri, si refugjatë pa asnjë mbështetje. Prona të tëra u konfiskuan, fshatra të tëra u fshinë nga harta.

Për dekada me radhë, shteti grek ka refuzuar të pranojë këtë gjenocid, duke e lënë të hapur plagën e Çamërisë në ndërgjegjen kombëtare shqiptare. Por memoria kolektive e ruan këtë dhimbje si kujtim të gjallë dhe si nxitje për të mos u dorëzuar në betejën për të vërtetën.

Etiketa: 81 vite nga masakra e grekëveshqiptarëve të Çamërisë

Të lidhura

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali
Aktualitet

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

Gjykata e Krimeve të Rënda të Foggias dënoi me burgim të përjetshëm 47-vjeçarin shqiptar, Taulant Malaj, për vrasjen e vajzës...

22:06 27/06/2025
Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri
Aktualitet

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

Një zbulim i jashtëzakonshëm që pritet të ndikojë në rishkrimin e historisë arkeologjike të Europës është bërë në brigjet shqiptare...

18:57 27/06/2025
Para
Makina përplasi 3 fëmijë me monopatinë në Tiranë! Eksperti rrugor: Monopatinat s’duhet të kalojnë 25 km/orë

Makina përplasi 3 fëmijë me monopatinë në Tiranë! Eksperti rrugor: Monopatinat s’duhet të kalojnë 25 km/orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

22:06 27/06/2025
Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

18:57 27/06/2025
Elbasan/ Tentoi të vrasë 26-vjeçarin, arrestohet autori

Shpërthen bombola e gazit në Ishull Shëngjin, plagoset një grua

18:32 27/06/2025
Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

18:22 27/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.