Një aksident i rëndë ndodhi këtë të mërkurë në Tiranë, pranë zonës së ish-hotel Dajtit, ku një taksi përplasi tre fëmijë që po lëviznin me dy monopatina.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30, kur shtetasi E.K., 41 vjeç, duke drejtuar automjetin, goditi monopatinat ku ndodheshin tre të mitur.
Si pasojë, fëmijët pësuan dëmtime të rënda dhe u transportuan menjëherë në Spitalin e Traumës, ku po marrin kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i taksit, E.K., u shoqërua në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Një grup i posaçëm hetimor mbërriti në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.