Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Festa e Shën Gjon Pagëzorit në Orosh, mes pelegrinazhit dhe promovimit të turizmit në Mirditë

10:54 25/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Festa e Shën Gjon Pagëzorit u kthye këtë vit në një ngjarje të rëndësishme për zonën e Oroshit në Mirditë, duke sjellë bashkë vendas, emigrantë dhe vizitorë të shumtë në një pelegrinazh me vlera kulturore, shpirtërore dhe turistike.

E organizuar nga disa ish-banorë të zonës, kjo festë synon të rivendosë traditën e dikurshme dhe njëkohësisht të promovojë potencialin e jashtëzakonshëm turistik të zonës, e cila njihet për pasuritë historike, natyrore dhe fetare.

“Oroshi është qendra historike e Mirditës. Oroshi ofron mundësi të shumta për të apasionuarit pas turizmit historik, kulturor dhe fetar. Kjo festë është frymëzuar nga festa e Shën Gjonit. Kjo është një lloj tradite jo vetëm për të rikthyer pelegrinazhin, por edhe për të zhvilluar turizmin”, u shpreh Julian Vlashi, drejtor i trashëgimisë kulturore.

Pelegrinazhi nisi në Abacinë e Oroshit dhe vijoi nëpër Sarajet e Gjomarkajve deri në bjeshkët e Nënshjetit, në lartësi mbi 1300 metra mbi nivelin e detit, ku u mbajt dhe një aktivitet promovues.

Synimi është që kjo festë të kthehet në një traditë të përvitshme për të bashkuar komunitetin dhe për të vënë në pah bukuritë e kësaj zone.

“Kjo është një ditë bashkimi vlerash e konceptesh”, u shpreh Aleksandër Lala, banor i zonës.

Ndërkohë, Dom Gjergj Meta, Ipeshkv i Dioqezës së Rrëshenit, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve dhe kishës, duke bërë thirrje për rikthimin e lidhjes së brezave me rrënjët e tyre: “Do t’i sugjeroja institucioneve që ta vlerësojnë më shumë bashkëpunimin me kishën. Apeli im është edhe për ish-banorët që të sjellin fëmijët e tyre për t’u treguar vendin ku kanë lindur gjyshërit e tyre”.

I pranishëm në aktivitet ishte edhe kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Mëlyshi.

“Jemi të gjithë bashkë këtu për të biseduar me njëri-tjetrin, por edhe për të promovuar zonën. Bashkia në bashkëpunim me qeverinë do të investojë ta kthejmë në një destinacion turistik dhe t’i shërbejë të gjithë Mirditës”, deklaroi Mëlyshi.

Kremtimi i festave fetare nëpërmjet ngjarjeve të tilla synon të shndërrohet në një traditë të qëndrueshme në fshatrat e Mirditës, si një formë për të rivitalizuar këto zona të goditura nga emigrimi dhe për të krijuar një lidhje të re mes njerëzve dhe vendlindjes së tyre.

Etiketa: Festa e Shën Gjon Pagëzoritmiredite

Të lidhura

Trump: Kemi punuar me Kosovën dhe Serbinë
Bota

Trump: Kemi punuar me Kosovën dhe Serbinë

Në konferencën e gjatë pas përfundimit të samitit të NATO-s, presidenti amerikan Donald Trump befas përmendi Kosovën dhe Serbinë, duke...

18:25 25/06/2025
“Grupi kriminal” i sterilizimit/ SPAK kërkon nga 10 vite burg për Rrapajn dhe Rrjepajn, Beqaj gjykohet veçmas
Aktualitet

“Grupi kriminal” i sterilizimit/ SPAK kërkon nga 10 vite burg për Rrapajn dhe Rrjepajn, Beqaj gjykohet veçmas

Pas një hetimi që zgjati katër vite, Prokuroria e Posaçme ka përfunduar dosjen penale për koncesionin 100 milionë euro të...

18:07 25/06/2025
Para
Shtyhet gjyqi për vrasjen e Martin Canit, arsyeja

Shtyhet gjyqi për vrasjen e Martin Canit, arsyeja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Trump: Kemi punuar me Kosovën dhe Serbinë

Trump: Kemi punuar me Kosovën dhe Serbinë

18:25 25/06/2025
“Grupi kriminal” i sterilizimit/ SPAK kërkon nga 10 vite burg për Rrapajn dhe Rrjepajn, Beqaj gjykohet veçmas

“Grupi kriminal” i sterilizimit/ SPAK kërkon nga 10 vite burg për Rrapajn dhe Rrjepajn, Beqaj gjykohet veçmas

18:07 25/06/2025
Grabitja kthehet në tragjedi/ Pronari italian i vilës qëllon ndaj tre hajdutëve shqiptarë

Grabitja kthehet në tragjedi/ Pronari italian i vilës qëllon ndaj tre hajdutëve shqiptarë

17:42 25/06/2025
SPAK shtyn hetimet për Arben Ahmetajn

Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzon Gjykatën Kushtetuese për Ahmetajn

17:33 25/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.