Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gjiri i Gramës dhe Gjipesë, mes 50 plazheve më të mira në Europë për vitin 2025

09:25 25/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Dy nga plazhet më të veçanta të Rivierës Shqiptare, Gjiri i Gramës dhe ai i Gjipesë, janë përfshirë në listën e 50 plazheve më të mira në Europë për vitin 2025, sipas platformës prestigjioze ndërkombëtare “The World’s 50 Best Beaches”.

Përzgjedhja është bërë nga një panel që përfshin rreth 1,000 ekspertë të turizmit, ambasadorë të njohur të plazheve dhe një juri ndërkombëtare të specializuar.

Gjiri i Gramës është pozicionuar në vendin e 12-të, ndërsa Gjipe zë vendin e 30-të, duke lënë pas plazhe të famshme në brigjet e Italisë, Francës, Spanjës apo Greqisë, destinacione që tradicionalisht kanë kryesuar listat e preferencave të turistëve ndërkombëtarë.

Kjo renditje vjetore bazohet në kritere që vlerësojnë autenticitetin, qetësinë, natyrën e paprekur dhe përvojën unike që një plazh ofron. Vëmendje e veçantë i kushtohet peizazhit të veçantë, largësisë nga zonat e mbipopulluara dhe lidhjes që ai krijon me natyrën.

Gjiri i Gramës, një nga thesaret natyrore të Jonit, njihet për ujin e kristaltë, ngjyrat e pasura dhe masivet shkëmbore që përqafojnë detin, duke krijuar një mjedis magjepsës dhe të izoluar.

Ndërkohë, Gjiri i Gjipesë është bërë simbol i ekoturizmit shqiptar, i pozicionuar në hyrje të një kanioni spektakolar dhe i aksesueshëm si nga deti ashtu edhe nga toka përmes shtegut malor. Bukuria natyrore thuajse e paprekur dhe përvoja e aventurës e bëjnë këtë plazh një pikë referimi për eksploruesit dhe turistët që kërkojnë përjetime autentike.

Përfshirja e këtyre dy gjireve në këtë klasifikim ndërkombëtar është një tjetër dëshmi se bregdeti shqiptar po konsolidohet si një destinacion mesdhetar elitar, me potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit natyror.

Etiketa: GjipesëGjiri i Gramës

Të lidhura

Grabitja kthehet në tragjedi/ Pronari italian i vilës qëllon ndaj tre hajdutëve shqiptarë
Bota

Grabitja kthehet në tragjedi/ Pronari italian i vilës qëllon ndaj tre hajdutëve shqiptarë

Një grabitje e kthyer në tragjedi ka tronditur zonën e Foria di Centola në Itali, ku një 25-vjeçar shqiptar humbi...

17:42 25/06/2025
SPAK shtyn hetimet për Arben Ahmetajn
Kryesore

Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzon Gjykatën Kushtetuese për Ahmetajn

Gjykata Kushtetuese pranoi ankimin e Arben Ahmetajt, ish-zëvendëskryeministër, lidhur me shkeljen e së drejtës së pronës private. Megjithatë, ishte Gjykata...

17:33 25/06/2025
Para
Sot dita e 7-të e rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës

Sot dita e 7-të e rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Grabitja kthehet në tragjedi/ Pronari italian i vilës qëllon ndaj tre hajdutëve shqiptarë

Grabitja kthehet në tragjedi/ Pronari italian i vilës qëllon ndaj tre hajdutëve shqiptarë

17:42 25/06/2025
SPAK shtyn hetimet për Arben Ahmetajn

Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzon Gjykatën Kushtetuese për Ahmetajn

17:33 25/06/2025
Sulmet izraelite vrasin të paktën 51 palestinezë në Gaza

Sulmet izraelite vrasin të paktën 51 palestinezë në Gaza

17:07 25/06/2025
I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, konfiskohen pasuritë e 1 shtetasi

I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, konfiskohen pasuritë e 1 shtetasi

13:53 25/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.