Një përplasje mes dy shoferëve në zonën e Skelës, Vlorë, përfundoi në një incident ku automjetet u dëmtuan pas një konflikti verbal dhe fizik që ndodhi këtë të hënë.
Ngjarja filloi me një mosmarrëveshje në rrugë midis dy drejtuesve, e cila shpejt u shndërrua në debat të ashpër.
Në kulmin e konfliktit, shoferi i një makine tip “Benz” goditi me qëllim disa herë automjetin tjetër, duke shkaktuar dëme materiale.
Dëshmitarët theksuan se situata u përshkallëzua nga një keqkuptim i vogël në trafik, që u zhvillua më pas në një përplasje fizike mes palëve.