Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, ka bërë me dije se katër shtetas shqiptarë janë evakuar me sukses nga Izraeli gjatë orëve të fundit, si pasojë e situatës së tensionuar dhe pezullimit të fluturimeve.
Sipas Hasanit, dy prej qytetarëve janë larguar përmes Jordanisë dhe dy të tjerë nëpërmjet Egjiptit, pasi ndodheshin në Izrael për arsye profesionale dhe familjare.
Ai falënderoi autoritetet e Izraelit, Jordanisë, Egjiptit dhe Ambasadën Austriake në Tel Aviv për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë, duke theksuar edhe rolin aktiv të ambasadave shqiptare në Tel Aviv dhe Kajro.
“Vijojmë të trajtojmë me prioritet çdo rast të qytetarëve shqiptarë që kërkojnë ndihmë nga institucionet tona,” deklaroi ministri Hasani.