Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

657 viktima në Iran nga sulmet izraelite, IDF: Objektiv infrastruktura ushtarake

13:49 20/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Izraeli ka ndërmarrë një tjetër valë të fuqishme goditjesh ajrore kundër Iranit, me objektiva të shënjestruara në pjesët qendrore dhe perëndimore të vendit.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit njoftojnë se sulmet kanë synuar infrastrukturën ushtarake, përfshirë qendra prodhimi të raketave dhe impiante të lidhura me programin bërthamor iranian.

Sipas organizatës iraniane të të drejtave të njeriut HRANA, e cituar nga portali opozitar “Iran International”, numri i viktimave nga sulmet izraelite përgjatë një jave ka arritur në 657, ndërsa mbi 2 mijë persona janë plagosur.

Të dhënat e detajuara tregojnë se vetëm 164 nga të vrarët ishin ushtarakë ose pjesëtarë të forcave të sigurisë, ndërkohë që 263 janë civilë dhe rreth 230 të tjerë ende të paidentifikuar.

Në operacionin e fundit janë përfshirë më shumë se 60 avionë luftarakë të cilët kanë lëshuar 120 municione në disa prej strukturave më të rëndësishme strategjike të Iranit.

Ndër objektivat kanë qenë:
• Qendra prodhimi raketash në Teheran, dikur pjesë e “zemrës industriale” të Ministrisë iraniane të Mbrojtjes;
• Fabrika për prodhimin e komponentëve të motorëve të raketave;
• Sipas IDF, është goditur edhe selia e projektit bërthamor SPDN.

Irani ka reaguar duke lëshuar disa raketa drejt Izraelit. Një prej tyre ka goditur qytetin Beer Sheva në jug të vendit, duke shkaktuar shtatë të plagosur dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Ndërkohë, një incident i izoluar është shënuar edhe në Tel Aviv, ku një granatë shpërtheu në oborrin e rezidencës së ambasadorit norvegjez, duke shkaktuar dëme të vogla.

Ndërsa situata në terren vijon të përshkallëzohet, përpjekjet për diplomaci janë intensifikuar. Sot në Gjenevë pritet të zhvillohet një takim urgjent mes ministrave të Jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar me përfaqësuesin e lartë të BE-së dhe ministrin iranian të Jashtëm, Araghchi.

Sipas shefit të diplomacisë britanike, David Lammy, ende ka hapësirë për një zgjidhje diplomatike që mund të shmangë një konflikt të përgjithshëm rajonal.

Në planin ushtarak dhe të sigurisë, Irani ka emëruar një drejtues të ri të inteligjencës për Gardën Revolucionare, pas vrasjes së paraardhësit të tij gjatë një operacioni të dyshuar izraelit.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë miratimin për planet e mundshme të ndërhyrjes, por ka kërkuar të mos ndërmerren hapa të nxituar, duke paralajmëruar rreziqet e një konflikti të hapur dhe të zgjatur.

Në orën 11:00 të ditës së sotme, Trump ka thirrur një tjetër mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të analizuar opsionet përballë zhvillimeve të fundit.

Ndërkohë, lideri suprem iranian, Ali Khamenei, ka publikuar një mesazh kërcënues në të cilin paralajmëron “pasoja të pariparueshme” nëse SHBA përfshihet drejtpërdrejt në konfliktin me Izraelin.

Etiketa: IranIzrael

Të lidhura

Vrasja e Liridona Ademajt, i akuzuari Naim Murseli dërgohet për ekzaminim psikiatrik
Aktualitet

Vrasja e Liridona Ademajt, i akuzuari Naim Murseli dërgohet për ekzaminim psikiatrik

Naim Murseli, i akuzuari kryesor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, është dërguar në Klinikën e Neurologjisë në...

18:43 20/06/2025
Rreziku i hedhjeve me kokë në ujë, mjeku bën thirrje për kujdes
Aktualitet

Rreziku i hedhjeve me kokë në ujë, mjeku bën thirrje për kujdes

Frekuentimi i plazheve dhe pishinave shpesh shoqërohet me dëshirën për zhytje dhe hedhje me kokë nga trampolinat apo nga lartësi...

18:11 20/06/2025
Para
Vrau dhe e groposi 16-vjeçarin, Apeli lë në fuqi denimin për Kristian Cenajn

Vrau dhe e groposi 16-vjeçarin, Apeli lë në fuqi denimin për Kristian Cenajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vrasja e Liridona Ademajt, i akuzuari Naim Murseli dërgohet për ekzaminim psikiatrik

Vrasja e Liridona Ademajt, i akuzuari Naim Murseli dërgohet për ekzaminim psikiatrik

18:43 20/06/2025
Rreziku i hedhjeve me kokë në ujë, mjeku bën thirrje për kujdes

Rreziku i hedhjeve me kokë në ujë, mjeku bën thirrje për kujdes

18:11 20/06/2025
Administrata Trump shpall sanksione të reja ndaj Iranit

Administrata Trump shpall sanksione të reja ndaj Iranit

17:52 20/06/2025
Kosova futet në kolaps energjetik, nga nesër vetëm energji nga importi

Kosova futet në kolaps energjetik, nga nesër vetëm energji nga importi

17:38 20/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.