Skip to content
Të Gjitha

Pistë e re për ekzekutimin e ish-policit, dyshohet se është përfshirë në një atentat në Durrës

· 2 min lexim

Një skenë si në filmat e “Far west” mund të quhet ekzekutimi i Santiago Malkos mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.

Krimi ishte planifikuar mirë nga autorët, të cilët kanë vëzhguar lëvizjet e ish-policit me imtësi.

Policia dyshon se eliminimi i Malkos, ka lidhje me një vrasje në Durrës, e cila u krye në të njëjtën mënyrë, shkruan “Top Channel”.

Për momentin, të vetmet prova që ka policia, janë gëzhojat e mbledhura, automjeti brenda të cilit u vra viktima, kamerat e sigurisë të një lavazhi, si dhe makina e djegur në fshatin Ferraj.

Ish-efektivi u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në zonën e Porcelanit në Tiranë.

Një furgon i bardhë i preu rrugën dhe më pas drejt tij u zbrazën mbi 10 plumba kallashnikovi.

Për shkak të shpejtësisë së madhe, makina për inerci ka goditur koshat e plehrave, ndërsa është përplasur edhe me portën hyrëse të një objekti privat.

Santiago Malko dha doëheqjen nga policia në vitin 2014-të, pak muaj pas diplomimit.

Ai u konfliktua në 2016-ën me vëllezërit Lashi për shkak të borxheve në lojrat e fatit.

Gjithashtu ai është kapur nga kamerat e sigurisë në lokalin në zonën e ish-bllokut, ku mbeti i vrarë, Fabiol Gaxhaj.

Malko ndër të tjera, rezulton në kërkim nga policia për falsifikim dokumentash.