Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nga Gaza në Kosovë: Rrëfimi i një emigranti dhe sfida e ndalimit të kontrabandës njerëzore

08:50 20/06/2025
Reading Time: 3 min lexim

Në Ditën Botërore të Refugjatëve, rrëfimi i një 27-vjeçari nga Gaza pasqyron realitetin e ashpër të mijëra emigrantëve që braktisin vendin për shkak të luftës dhe varfërisë, duke ndjekur rrugë të rrezikshme drejt Evropës.

Husam Nmvawi, një i ri nga Rripi i Gazës, ka mbërritur muajin e kaluar ilegalisht në Kosovë, pas një udhëtimi të lodhshëm e të kushtueshëm.

Në Qendrën për Azil në Magurë të Lipjanit, ai rrëfen për Radion Evropa e Lirë:

“Unë kam qenë fillimisht në Turqi. Prej aty kam paguar 800 euro për të shkuar në Greqi. Nga Greqia, për të kaluar në Shqipëri, kam paguar 300 euro.”

Udhëtimi vazhdoi me një tjetër pagesë për të kaluar në territorin e Kosovës.

“E kam paguar një person 100 euro dhe më ka treguar rrugën. Kam përdorur edhe telefonin,” thotë ai, pa dashur të japë shumë detaje për grupet apo ndihmën që ka marrë gjatë rrugës.

Husami nuk ka ende një plan të qartë për të ardhmen dhe nuk e shpjegon pse ndodhet pikërisht në Kosovë.

“Për momentin jam duke qëndruar këtu,” shprehet ai, ndërsa përmend shkurtimisht se disa të afërm të tij ndodhen në vende të ndryshme të Evropës.

Autoritetet kosovare ndërkohë përpiqen të frenojnë fluksin e hyrjeve ilegale përmes monitorimit intensiv të kufijve, duke përdorur dronë dhe duke bashkëpunuar me policitë e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Nexhmi Krasniqi, drejtor i Departamentit për Kufijtë në veriperëndim të Gjakovës, tregon se pika më problematike mbetet ajo e Vërmicës, pranë Prizrenit.

“Grupet e tilla i kemi kapur përmes dronëve të natës, kur kemi zhvilluar operacione,” thotë ai.

Sipas Krasniqit, rrjetet e kontrabandës udhëhiqen kryesisht nga marokenë dhe sirianë, me ndihmës nga vende të tjera si Afganistani.

Ata përdorin telefonat dhe internetin për të koordinuar lëvizjet, duke i kaluar migrantët nga Greqia në Shqipëri, më pas në Kosovë e tutje në Serbi dhe Evropë.

“Njerëzit që i kanë ndihmuar, kanë qenë pak nga Prizreni, nga Gjilani, Mitrovica… Këta janë të lidhur me ata që kanë kompanitë e veta të taksisë dhe me njerëz që kanë edhe furgonë dhe bëjnë transportin e tyre,” shpjegon ai.

Sipas Policisë së Kosovës, vetëm këtë vit janë ndaluar 15 persona për kontrabandim migrantësh dhe janë identifikuar 13 viktima, ndërsa në vitin 2024 janë trajtuar rastet e 1.025 migrantëve.

Grupet më të mëdha të emigrantëve vijnë nga Maroku, Siria, Palestina dhe Egjipti.

Lufta ndaj këtyre rrjeteve nuk ndalet me ndalimet në kufi. Në proces janë përfshirë edhe institucionet e drejtësisë.

Prokuroria Themelore në Prizren ka trajtuar dhjetëra raste vitet e fundit.

“Në vitin 2022, kjo prokurori ka pranuar 13 lëndë ndaj 48 personave; ka kryer 19 lëndë ndaj 46 personave dhe ka ngritur aktakuzë në 13 lëndë ndaj 31 personave. Në vitin 2023 janë pranuar 3 lëndë ndaj 13 personave dhe janë kryer 3 lëndë ndaj 32 personave. Në vitin 2024 janë pranuar 3 lëndë ndaj 4 personave, është kryer 1 lëndë ndaj 9 personave dhe është ngritur aktakuzë ndaj 8 personave pas hetimeve,” thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Radion Evropa e Lirë.

Aktualisht, në Qendrën për Azil në Magurë ndodhen 17 persona, ndërsa në Vranidoll janë strehuar 9 migrantë. Drejtori i Qendrës në Magurë, Fitim Zariqi, vëren një rënie të ndjeshme të numrit të azilkërkuesve këtë vit.

“Nga janari i këtij viti e deri më tash kemi pasur 44 aplikues për mbrojtje ndërkombëtare. Disa nga ta janë larguar… Shumica janë larguar, kurse tani kemi vetëm 17 persona,” thotë ai.

Statistikat tregojnë një rënie progresive të kërkesave për azil në Kosovë: nga mbi 2.000 aplikime në vitin 2019, në vetëm 44 deri në qershor 2025. Kjo ndodh pjesërisht sepse Kosova përdoret si vend transit dhe jo si destinacion përfundimtar.

Ligjërisht, një emigrant mund të qëndrojë vetëm 15 ditë pa u lajmëruar në polici. Pas kësaj periudhe, duhet të aplikojë për azil, përndryshe detyrohet të largohet nga vendi.

Por, mungesa e marrëveshjeve të ekstradimit me shumë shtete e bën dëbimin të vështirë, ndaj në shumicën e rasteve emigrantët largohen vetë, shpesh për të vazhduar udhëtimin drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Etiketa: gazaKosova

Të lidhura

Vrasja e Liridona Ademajt, i akuzuari Naim Murseli dërgohet për ekzaminim psikiatrik
Aktualitet

Vrasja e Liridona Ademajt, i akuzuari Naim Murseli dërgohet për ekzaminim psikiatrik

Naim Murseli, i akuzuari kryesor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, është dërguar në Klinikën e Neurologjisë në...

18:43 20/06/2025
Rreziku i hedhjeve me kokë në ujë, mjeku bën thirrje për kujdes
Aktualitet

Rreziku i hedhjeve me kokë në ujë, mjeku bën thirrje për kujdes

Frekuentimi i plazheve dhe pishinave shpesh shoqërohet me dëshirën për zhytje dhe hedhje me kokë nga trampolinat apo nga lartësi...

18:11 20/06/2025
Para
Izraeli godet dhjetra objektiva ushtarake në Iran

Izraeli godet dhjetra objektiva ushtarake në Iran

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vrasja e Liridona Ademajt, i akuzuari Naim Murseli dërgohet për ekzaminim psikiatrik

Vrasja e Liridona Ademajt, i akuzuari Naim Murseli dërgohet për ekzaminim psikiatrik

18:43 20/06/2025
Rreziku i hedhjeve me kokë në ujë, mjeku bën thirrje për kujdes

Rreziku i hedhjeve me kokë në ujë, mjeku bën thirrje për kujdes

18:11 20/06/2025
Administrata Trump shpall sanksione të reja ndaj Iranit

Administrata Trump shpall sanksione të reja ndaj Iranit

17:52 20/06/2025
Kosova futet në kolaps energjetik, nga nesër vetëm energji nga importi

Kosova futet në kolaps energjetik, nga nesër vetëm energji nga importi

17:38 20/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.