Skip to content
Kryesore

Gjendet i pajetë 70-vjeçari, dyshimet e para

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së enjtes në qytetin e Peshkopisë, ku një 70-vjeçar u gjet pa shenja jete në zonën e njohur si “Gropa e ujërave termale”.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë, dyshohet se i moshuari, identifikuar si shtetasi E.N., ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Ngjarja u raportua rreth orës 15:20, ndërsa në vendngjarje mbërriti menjëherë grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe shkaqet e plota të vdekjes.