Skip to content
Kryesore

60-vjeçari gënjen me karamele vajzën e mitur dhe e ngacmon seksualisht në Maliq

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në qytetin e Maliqit.

Një 60-vjeçar është arrestuar pasi ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur 12-vjeçare.

60-vjeçari e ka gënjyer fillimisht vajzën me para dhe më pas e ka prekur në vende intime. E mitura ka arritur të largohet duke shmangur kështu kontaktin me 60-vjeçarin.

Prindërit së bashku me vajzën e mitur kanë shkuar në komisariatin e Maliqit, ku në prani të psikologut, vajza ka treguar detajet e ngjarjes.

Sipas dëshmive nga nëna dhe vajza, gjatë kthimit nga hedhja e mbeturinave, fqinji i saj ka dalë nga kati i dytë, i ka zënë rrugën, e ka prekur në pjesë intime dhe ka tentuar ta puthë.

Ai i ka dhënë karamele dhe i ka premtuar para, por ajo ka arritur të ikë duke e goditur në këmbë dhe është kthyer në shtëpi për t’i treguar ngjarjen nënës. Menjëherë familjarët denoncuan rastin në polici.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.