Skip to content
Kryesore

Matura Shtetërore/ Pas 30 minutash provim, del teza e Matematikës

· 1 min lexim

Sot, maturantët në gjithë Shqipërinë po zhvillojnë provimin e tretë të Maturës Shtetërore, atë të Matematikës.

Rreth 27 mijë nxënës po përballen me këtë test, i cili do të zgjasë deri në orën 12:30.Portali “Studentët Denoncojnë” publikoi në Instagram testet gjatë kohës së provimit.

Pavarësisht masave të rrepta të sigurisë, duket se maturantët kanë mundur të hyjnë në sallat e provimit me telefona celularë, duke bërë të mundur publikimin e materialeve vetëm pak minuta pas nisjes.

Ky fenomen i publikimit të tezave menjëherë pas fillimit të provimit është bërë tashmë një praktikë e përsëritur çdo vit.