Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vrasja e Gentiana Hudhrës nga ish-bashkëshorti/ Komuniteti italian organizon homazhe për viktimën

17:16 16/06/2025
Reading Time: 2 min lexim
Vrasja e Gentiana Hudhrës nga ish-bashkëshorti/ Komuniteti italian organizon homazhe për viktimën

Një tjetër krim makabër ka tronditur opinionin publik në Itali, këtë herë në qytetin Tolentino të provincës së Maceratës.

Gentiana Hudhra, 45 vjeçe, u vra mizorisht me thikë nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra, i cili iu afrua me një skuter dhe e goditi me një mjet prerës me teh 30 centimetra të gjatë. Ngjarja ndodhi të shtunën, në rrugë të hapur, duke lënë të tmerruar kalimtarët dhe komunitetin lokal.

Pas krimit, autori u ul në një stol pranë vendngjarjes, duke pritur arrestimin.

Pikërisht ky stol është kthyer tani në simbol të kujtesës për Gentianën: është lyer me të kuqe dhe mban mbishkrimin “Në kujtim të Gentianës”. Bashkia e qytetit, nën drejtimin e kryebashkiakut Mauro Sclavi, ka ndërmarrë një nismë sensibilizuese përmes një demonstrate që do të zhvillohet mbrëmjen e së martës nën moton “Për Gentianën”.

Marshimi do të nisë në Piazza della Libertà dhe do të përfundojë në Viale Benadduci me fjalime nga zyrtarë të lartë, përfshirë prefekten e Maceratës, presidentin e rajonit dhe përfaqësues të kishës.

Rasti i Gentianës nuk është i vetmi, Italia është tronditur nga disa vrasje të tjera të rënda ndaj grave.

Më 4 qershor, një tjetër ngjarje e rëndë u bë publike: trupi i pajetë i Maria Denisa Paun, një 30-vjeçare rumune që punonte si eskortë, u gjet i masakruar në një zonë të pyllëzuar në Montecatini Terme, pranë një shtëpie të braktisur.

Trupi i saj ishte i djegur pjesërisht dhe pa kokë. Denisa, e njohur me emrin “Adas”, ishte zhdukur më 15 maj në qytetin Prato.

Hetimet çuan në arrestimin e Vasile Frumuzache, një bashkëkombas 32-vjeçar, roje sigurie dhe baba i dy fëmijëve.

Pamjet filmike e shfaqin duke hyrë në hotelin ku qëndronte Denisa dhe më pas duke dalë me një valixhe të bardhë, brenda së cilës dyshohet se ndodhej trupi.

Autori pranoi krimin dhe deklaroi se viktima e kishte shantazhuar për shkak të martesës së tij, duke i kërkuar 10 mijë euro për të mos e zbuluar. Më pas e kishte vrarë, i kishte prerë kokën dhe kishte tentuar të digjte trupin.

Ndërsa më 2 prill, policia në Romë zbuloi një tjetër skenë të tmerrshme: trupi i 24-vjeçares Ilaria Sula u gjet brenda një valixheje, pasi ishte zhdukur më 25 mars.

Ish-partneri i saj, me origjinë filipinase, pranoi vrasjen, duke treguar se e kishte therur me thikë në banesën e tij dhe e kishte fshehur trupin në makinë. Ai madje kishte ndaluar për të blerë cigare ndërkohë që kufoma ndodhej në automjet.

Në fund të majit, një vajzë vetëm 14 vjeçe, Martina Carbonaro, u gjet e vrarë në një ndërtesë të braktisur në Napoli. Trupi i saj ishte mbuluar me një dyshek. I dyshuari, Alessio Tucci, 18 vjeç, pranoi se e kishte goditur për vdekje me gurë pas një konflikti që pasoi ndarjen e tyre.

Këto ngjarje tronditëse e nxjerrin në pah një realitet të dhimbshëm dhe alarmues: dhuna ndaj grave në Itali është në rritje dhe gjithnjë më brutale. Ato nuk janë thjesht statistika, por gra dhe vajza me emra, histori dhe ëndrra të shkatërruara nga indiferenca, kontrolli dhe urrejtja.

Institucionet të reagojnë më shpejt, të ndërhyjnë më herët dhe të mos i lejojnë më asnjë Gentianë, Denisa, Ilaria apo Martina të shndërrohen në emra mbi stola të kuq.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Komuniteti italianorganizon homazheVrasja e Gentiana Hudhrës nga ish-bashkëshorti

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para
U martua me të miturën rome dhe u bë me fëmijë, gjykata jep vendimin për 21-vjeçarin

U martua me të miturën rome dhe u bë me fëmijë, gjykata jep vendimin për 21-vjeçarin

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English