Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dy të mitura dhunohen në mes të Tiranës, tentuan t’i zhveshin e i filmuan: Policia hesht, prindërit kërkojnë drejtësi

21:50 09/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Një tjetër rast tronditës dhune mes të miturve ka ndodhur në zemër të Tiranës, ku dy vajza të moshës 12 dhe 15 vjeç janë sulmuar brutalisht nga një grup prej nëntë bashkëmoshataresh. Ngjarja, e cila është bërë publike përmes emisionit “Fiks Fare”, tregon rritjen alarmante të dhunës tek adoleshentët.

Sipas denoncimit të dy nënave, vajzat janë dhunuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pa asnjë paralajmërim. “I thirrën, i ofenduan dhe më pas i sulmuan. Njërën prej tyre e shtrinë në tokë, tentuan ta zhveshin dhe filmuan gjithçka,” deklaroi një prej nënave, duke treguar tronditjen dhe pasojat psikologjike që po kalon vajza e saj.

Videoja e ngjarjes është shpërndarë në rrjetet sociale, duke lejuar edhe identifikimin e autoreve, të cilat, sipas prindërve, banojnë në zonën e Yzberishtit. Por edhe pse identiteti i dhunueseve është bërë i ditur, prindërit shprehen se policia nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret.

Sipas dëshmive, vajzat dhunuese kishin dalë me qëllimin e qartë për të gjetur një viktimë, ta dhunonin, ta filmonin dhe më pas të shantazhonin për para. Prindërit tregojnë se dhunueset madje kishin shkuar vetë në polici për të denoncuar viktimat, pasi kishin arritur t’i identifikonin familjet e tyre. “Vajzat tona nuk i njihnin fare. Ishin thjesht në vendin e gabuar, në momentin e gabuar,” thonë ata.

Por ajo që i ka tronditur më shumë prindërit është reagimi – apo më saktë mungesa e reagimit – nga autoritetet. “Në Komisariatin Nr. 1, na u tha se nuk kanë çfarë të bëjnë, sepse është konflikt mes të miturve dhe vetëm nëse ndodh një vrasje mund të ndërhyjnë. Na fajësuan neve për mënyrën si i kemi rritur fëmijët,” tregojnë të indinjuara nënat.

Ndërkohë, për viktimat jeta është kthyer në një makth të përditshëm. Vajzat nuk shkojnë më në shkollë, jetojnë me frikë, ndërsa dhunueset janë të lirshme dhe vazhdojnë t’i kërcënojnë përmes rrjeteve sociale.

Prindërit i bëjnë thirrje institucioneve për drejtësi dhe mbrojtje. “Nuk dua që fëmija im të bëhet viktimë e radhës për t’u kujtuar se duhet vepruar më herët,” shprehet një prej nënave, duke përmendur një rast të mëparshëm tragjik, ku një 15-vjeçar humbi jetën pas një konflikti të ngjashëm.

Ngjarja mbetet pa përgjigje nga autoritetet, ndërsa familjet kërkojnë urgjentisht ndërhyrje për të ndalur dhunën mes të miturve, që në këtë rast mori përmasa ekstreme dhe të rrezikshme për jetën e fëmijëve.

Të lidhura

“Nuk e falim kurrë gjakun”/ Vajza e Selim Velsulës kërkon burgim të përjetshëm për autorin
Aktualitet

“Nuk e falim kurrë gjakun”/ Vajza e Selim Velsulës kërkon burgim të përjetshëm për autorin

Vajza e Selim Velsulës, 65-vjeçarit që u vra me thikë nga kushëriri i tij, Hazbi Velsula, në fshatin Xibër-Murrizë të...

10:00 12/06/2025
Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shkodra dhe Kukësi
Aktualitet

“Kujdes! Është një sëmundje shumë ngjitëse”, mjeku veteriner këshilla për murtajën e bagëtive

Në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24 mjeku veteriner Rushan Vrapi ngriti alarmin për përhapjen e murtajës te bagëtitë...

09:42 12/06/2025
Para
Horoskopi sot: 10 Qershor 2025

Horoskopi sot: 10 Qershor 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Nuk e falim kurrë gjakun”/ Vajza e Selim Velsulës kërkon burgim të përjetshëm për autorin

“Nuk e falim kurrë gjakun”/ Vajza e Selim Velsulës kërkon burgim të përjetshëm për autorin

10:00 12/06/2025
Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shkodra dhe Kukësi

“Kujdes! Është një sëmundje shumë ngjitëse”, mjeku veteriner këshilla për murtajën e bagëtive

09:42 12/06/2025
Frikë për hakmarrje, SHBA urdhëron evakuimin e stafit të ambasadës në Irak

Frikë për hakmarrje, SHBA urdhëron evakuimin e stafit të ambasadës në Irak

09:32 12/06/2025
Shqiptari bëhet hero në Greqi, zhytet në lumë dhe shpëton dy fëmijë që po mbyteshin

Shqiptari bëhet hero në Greqi, zhytet në lumë dhe shpëton dy fëmijë që po mbyteshin

09:17 12/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.