Skip to content
Të Gjitha

U gjet i vdekur në shinat e trenit, ky është 17-vjeçari shqiptar që humbi jetën në Zvicër

· 1 min lexim

Një 17-vjeçar shqiptar u gjet i pajetë pak ditë më parë në shinat e trenit në qytetin e Thunit në Zvicër.

Sipas mediave zvicerane, bëhet fjalë për Leon (Lulzim) Sahitin me origjinë nga qyteti i Pejës.

Trupi i pajetë i të riut u gjet të shtunën në mëngjes nga autoritetet zviceriane.


Më pas familjarët e tij, bënë të mundur identifikimin e kufomës, shkruan “Panorama”.

Policia zviceriane e ka konsideruar rastin në fjalë si një vdekje aksidentale.

Rrjetet sociale ndërkohë janë mbushur me dedikime nga të afërm të 17-vjeçarit, të cilët kanë shprehur dhimbjen për këtë humbje të madhe.