Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dosja “5D”/ GJKKO shpall vendimin, ja me sa u dënuan katër prej të pandehurve

12:29 28/05/2025
Reading Time: 2 min lexim

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për çështjen e njohur si dosja “5D”, duke dënuar drejtoreshën e Klubit Sportiv Tirana, Deborah Keçi, si dhe tre të pandehurit e tjerë, Teuta Guri, Reinaldo Gjerazi dhe Jetjon Meraj.

Deborah Keçi u shpall fajtore për shkelje të barazisë në tendera dhe u dënua me 1 vit burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar u konvertua në 8 muaj. Në fund, dënimi i saj u zbut në 60 orë punë në interes publik, ndërsa asaj iu hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Tre të pandehurit e tjerë, Teuta Guri, Reinaldo Gjerazi dhe Jetjon Meraj, fillimisht u dënuan me 9 muaj burg, por pas gjykimit të shkurtuar, dënimi u reduktua në 6 muaj burg, të cilët gjithashtu iu konvertuan në 60 orë punë në interes publik secilit prej tyre.

Vendimet:
• Deborah Keçi – 1 vit burg për shkelje të barazisë në tendera; 8 muaj me gjykim të shkurtuar; dënimi u pezullua dhe u zëvendësua me 16 muaj shërbim prove; ndalim për 5 vjet për të ushtruar funksione publike.
• Teuta Guri – 9 muaj burg, u reduktua në 6 muaj me gjykim të shkurtuar; 60 orë punë në interes publik.
• Reinaldo Gjerazi – i njëjti dënim si Guri; 60 orë punë në interes publik.
• Jetjon Meraj – po ashtu 9 muaj, u reduktua në 6 muaj; 60 orë punë në interes publik brenda 6 muajsh.

Nga hetimet rezultoi se Deborah Keçi, si titullare e autoritetit kontraktor në Klubin Sportiv Tirana, në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (Teuta Guri, Jetjon Meraj dhe Reinaldo Gjerazi), favorizuan në mënyrë të paligjshme operatorin ekonomik “5D Konstruksion” sh.p.k. në tenderin për “Rikonstruksionin e Palestrës së Mundjes”, procedurë e zhvilluar më 9 dhjetor 2020.

SPAK ka mbledhur prova që tregojnë se “5D Konstruksion”, shoqëri e lidhur indirekt me ish-funksionarët e Bashkisë Tiranë, Redi Molla dhe Mariglen Qato, ka fituar kontrata publike në kundërshtim me rregullat e prokurimit, duke përfituar nga autoritetet “Tirana Parking” dhe “Klubi Sportiv Tirana”.

Gjithashtu, u vërtetua se Deborah Keçi ka bashkëpunuar me përfaqësuesin e operatorit ekonomik “V.A.S Konstruksion” sh.p.k që të paracaktohej fitues i tenderit, edhe para nisjes së procedurës së prokurimit. Anëtarët e Komisionit nuk kanë kryer vlerësimin e ofertave në përputhje me ligjin, duke favorizuar në mënyrë të paligjshme këtë operator.

Në përfundim, të pandehurit u shpallën fajtorë për shpërdorim detyre dhe shkelje të rregullave të prokurimit publik.

Etiketa: Deborah Kecidosja 5DSPAK

Të tjera

“Si duhet të sillem unë?!” – Vajza e Lasgush Poradecit shpërthen pas 32 vitesh gjyqe për pronën familjare në Pogradec
Aktualitet

“Si duhet të sillem unë?!” – Vajza e Lasgush Poradecit shpërthen pas 32 vitesh gjyqe për pronën familjare në Pogradec

Maria Poradeci, vajza e poetit të njohur shqiptar Lasgush Poradeci, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale ndaj institucioneve të drejtësisë,...

13:08 08/10/2025
Horoskopi: 8 tetor 2025
Horoskopi

Horoskopi: 8 tetor 2025

Dashi Dita të gjen me energji të fortë dhe dëshirë për të marrë iniciativa. Një ide që ke pasur prej...

10:32 08/10/2025
Para
Atentati në Lundër/ Hetuesit ndjekin lëvizjet e autorëve në 4 zona, priten analizat e ADN-së

Atentati në Lundër/ Hetuesit ndjekin lëvizjet e autorëve në 4 zona, priten analizat e ADN-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Si duhet të sillem unë?!” – Vajza e Lasgush Poradecit shpërthen pas 32 vitesh gjyqe për pronën familjare në Pogradec

“Si duhet të sillem unë?!” – Vajza e Lasgush Poradecit shpërthen pas 32 vitesh gjyqe për pronën familjare në Pogradec

13:08 08/10/2025
Horoskopi: 8 tetor 2025

Horoskopi: 8 tetor 2025

10:32 08/10/2025
Pas 23 ditësh grevë urie, babai shqiptar ndalon protestën në Greqi: “Më në fund, kërkesat u pranuan”

Pas 23 ditësh grevë urie, babai shqiptar ndalon protestën në Greqi: “Më në fund, kërkesat u pranuan”

21:31 07/10/2025
“Kushdo që dënon nipin do ketë fatin e Kalasë”; Kërcënimi tronditës i xhaxhait të autorit pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

“Kushdo që dënon nipin do ketë fatin e Kalasë”; Kërcënimi tronditës i xhaxhait të autorit pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

11:53 07/10/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.