Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SPAK i sekuestron Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës një apartament te “Kodra e Diellit”

17:43 22/05/2025
Reading Time: 2 min lexim

SPAK ka vendosur një tjetër masë ndaj Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, këtë herë për shkak të dyshimeve për fshehje pasurie.

Sipas një njoftimi zyrtar të Prokurorisë së Posaçme, ndaj çiftit është regjistruar një procedim penal për disa vepra penale që përfshijnë korrupsionin, pastrimin e parave dhe mosdeklarimin apo deklarimin e rremë të pasurisë.

Në kuadër të këtij hetimi, Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi dy pasuri të paluajtshme pranë rezidencës “Kodra e Diellit”, ku çifti jeton aktualisht.

Pasuritë në fjalë rezultojnë të regjistruara në emër të një subjekti privat, por hetimet kanë zbuluar se Veliaj dhe Xoxa kanë interesa të drejtpërdrejta mbi to.

Hetimi penal nr. 27 i vitit 2024 është regjistruar për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë:

• Korrupsion pasiv dhe aktiv i funksionarëve të lartë dhe të zgjedhurve vendorë
• Pastrim i produkteve të veprës penale
• Fshehje, mosdeklarim ose deklarim i rremë i pasurisë dhe interesave private
• Deklarata të rreme përpara oficerëve të policisë gjyqësore
• Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës

SPAK thekson se dyshimet ndaj çiftit janë të mbështetura në të dhëna konkrete të mbledhura gjatë hetimit paraprak, që tregojnë për përfshirje të mundshme në veprimtari të paligjshme të lidhura me burimin dhe administrimin e pasurive të tyre.

Masa e sekuestros, e vendosur me vendim të datës 22 maj 2025 nga Gjykata e Posaçme, synon të ruajë pasuritë objekt hetimi dhe të parandalojë çdo tentativë për t’i transferuar apo fshehur ato gjatë vijimit të hetimeve.

Kujtojmë se Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025, i dyshuar për përfshirje në nëntë raste të korrupsionit pasiv dhe pastrim parash në bashkëpunim.

Ndërsa ndaj Ajola Xoxës është caktuar masa e sigurimit personal “detyrim për t’u paraqitur” pranë autoriteteve, ndërkohë që hetimet për pasuritë dhe rrjetin e lidhjeve financiare të çiftit vijojnë.

Etiketa: apartamentArjola Xoxaerion veliajSPAK

Të lidhura

“Ju flini gjumë mbi dosjen”/ Drejtësia zvarritet për të falur vrasjen e Martinit
Aktualitet

“Ju flini gjumë mbi dosjen”/ Drejtësia zvarritet për të falur vrasjen e Martinit

Në dhomën penale të Gjykatës së Tiranës, atmosfera u elektrizua nga një përplasje e dhimbshme, e cila pasqyroi më mirë...

20:46 22/05/2025
BE nis heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës
Bota

BE nis heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka njoftuar se Bashkimi Evropian ka filluar heqjen e...

20:05 22/05/2025
Para
Struktura e grupit të Durrësit/ Roli i Çobës dhe Doçit në trafikun e drogës

Struktura e grupit të Durrësit/ Roli i Çobës dhe Doçit në trafikun e drogës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Ju flini gjumë mbi dosjen”/ Drejtësia zvarritet për të falur vrasjen e Martinit

“Ju flini gjumë mbi dosjen”/ Drejtësia zvarritet për të falur vrasjen e Martinit

20:46 22/05/2025
BE nis heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

BE nis heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

20:05 22/05/2025
Panik në ajër/ Avioni i linjës Tiranë-Oslo bën ulje emergjente

Panik në ajër/ Avioni i linjës Tiranë-Oslo bën ulje emergjente

19:28 22/05/2025
Të shtëna me armë pranë selisë së CIA-s, plagoset një person

Të shtëna me armë pranë selisë së CIA-s, plagoset një person

19:14 22/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.