Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

11:51 15/05/2025
Reading Time: 2 min lexim
Sot tentativa e 22-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për të gjashtëmbëdhjetën herë me radhë në përpjekjet për të konstituuar përbërjen e re parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

Të enjten, para një takimi të thirrur nga presidentja e Kosovës me liderët e partive për konsultime dhe gjetjen e zgjidhjes së ngërçit politik, ligjvënësit sërish refuzuan për të tetën herë që të formojnë një komision që do të mbikëqyrte organizimin e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Ideja për votim të fshehtë, e propozuar më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, erdhi pasi kandidatura e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti të sigurojë 61 votat e nevojshme në disa raunde votimi për të marrë postin e kryeparlamentarit.

Partitë opozitare kanë dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke argumentuar se mënyra si po kërkohet votimi i fshehtë është jokushtetuese.

Ata kanë kërkuar nga Gjykata që të marrë masa të përkohshme për të ndaluar seancat derisa kjo çështje të trajtohet me prioritet dhe të vendoset një vendim.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe nuk dhanë asnjë propozim për një përfaqësues që do të garantonte rrjedhën e votimit të fshehtë gjatë vazhdimit të seancës konstituive më 15 maj.

Seanca do të vazhdojë më 17 maj, por deri tani janë miratuar vetëm dy pika të rendit të ditës: raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe ceremonia e betimit të deputetëve.

Procesi ngeci në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, pika kryesore e agjendës.

Albulena Haxhiu dhe Lëvizja Vetëvendosje përbëjnë një pikë kontesti për dy partitë opozitare kryesore, PDK-në dhe AAK-në, të cilat kërkojnë që LVV të propozojë një kandidat tjetër për kryeparlamentar.

LDK-ja po ashtu ka deklaruar se nuk do të mbështesë asnjë kandidat të LVV-së.

LVV-ja insiston që vetëm Haxhiu të jetë kandidatura për kryetar të Kuvendit, duke refuzuar të propozojë ndonjë emër tjetër, edhe pse ka bërë përpjekje për të arritur marrëveshje politike me partitë e tjera.

Për konstituimin përfundimtar të Kuvendit të ri, deputetët duhet të zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët e tij. Vetëm pas këtij procesi mund të formohet qeveria e re në Kosovë./ REL

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: deshtonkonstitutimi i Kuvendit të Kosovës

Të tjera

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës
Aktualitet

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar detaje të reja që, sipas saj, forcojnë dyshimet se vila F6 në kompleksin “White Rocks”...

15:39 23/06/2026
Para
Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

Lajmet e fundit

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

14:55 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English