SPAK ka përfunduar hetimet për një nga grupet më të rrezikshme kriminale në vend, të dyshuar për disa vrasje, grabitje me dhunë dhe shkatërrim prone me eksploziv.
Grupi i strukturuar kriminal, i udhëhequr nga Suel Çela, përbëhet nga figura të njohura të botës së krimit, të cilët akuzohen për një seri veprash penale të rënda në Tiranë, Durrës, Elbasan, Kavajë, Shijak e Berat.
Të pandehurit dhe akuzat ndaj tyre janë si më poshtë:
1. Suel Çela (Marjus Lulaj):
• Vrasje me paramendim (tentativë) ndaj Lulzim Masha, Tiranë, 18 janar 2022
• Mbajtje pa leje armësh dhe municionesh
• Sigurim i mjeteve për të kryer vrasjen e Kastriot (Elton) Kilës, Elbasan, 29 mars 2022
2. Talo Çela:
• Vrasja me paramendim e Fatmira (Habili) Dedajt, Durrës, 14 shtator 2013
• Tentativë vrasjeje ndaj Arben Islam Çetës, Elbasan, 14 nëntor 2013
• Vrasja e Andi Zylyfit dhe plagosja e Ardit Uruçit, Peqin-Elbasan, 13 dhjetor 2019
• Vjedhje me dhunë në disa raste (Shijak, Elbasan, Kavajë, Vorë, Berat)
• Mbajtje pa leje armësh
3. Eljo Bitri:
• Shkatërrim me eksploziv i pronës së Mustafa Subashit, Durrës, 29 janar 2020
• Vrasja e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdias, Durrës, 2 mars 2020
• Vrasja e Emiljano Ramazanit, Elbasan, 20 korrik 2020
• Dhunë ndaj Blerta Bengasit, Tiranë, 30 janar 2020
• Vjedhje me dhunë në Polizhan (Berat)
• Sigurim kushtesh për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit
4. Festim Qoli:
• Vrasja me paramendim e Fatmira Dedajt dhe Elvis Dedajt, Durrës
• Dhunë ndaj Blerta Bengasit
• Shkatërrim me eksploziv i pronës së Mustafa Subashit
• Mbajtje pa leje armësh
5. Agron (Kamber) Mehja:
• Tentativë vrasjeje ndaj Arben Çetës, Elbasan, 14 nëntor 2013
• Mbajtje pa leje armësh luftarake dhe municioni
6. Abedin Mama:
• Vrasje në rrethana cilësuese e Andi Zylyfit dhe plagosja e Ardit Uruçit, Peqin-Elbasan, 13 dhjetor 2019
• Mbajtje pa leje armësh dhe municionesh
7. Aleks Çela:
• Tentativë vrasjeje ndaj Arben Çetës, Elbasan, 14 nëntor 2013
• Mbajtje pa leje armësh luftarake
8. Florenc Çapia:
• Sigurim kushtesh për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, para 30 korrik 2020, Elbasan
9. Ervis Martinaj:
• Sigurim kushtesh për vrasjen e Indrit Dokles, prill-maj 2022, Tiranë
10. Alket Xhixha:
• Sigurim kushtesh për vrasjen e Indrit Dokles, prill-maj 2022, Tiranë
11. Elvin Merlika:
• Sigurim kushtesh për vrasjen e Indrit Dokles, prill-maj 2022, Tiranë
Në kuadër të këtij procedimi penal vijon kryerja e hetimeve për të dokumentuar aktivitetin bashkëpunues të personave të tjerë të përfshirë në këto ngjarje kriminale dhe të tjerave të identifikuara kohët e fundit.