Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në fshatin Bardhaj, ku një 65-vjeçare është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës nga familjarët.
Dyshohet se e moshuara ka kryer vetëvrasje.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
Njoftim i Policisë:
Rreth orës 11:00, në fshatin Bardhaj, është gjetur nga familjarët e saj, pa shenja jete, në oborrin e banesës, shtetasja D. M., 65 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëvarur.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.