Një 60-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme në Fier. Kanë qenë banorët e pallatit taa që kanë njoftuar policinë, pasi prej disa ditësh vinte erë e keqe.
60-vjeçari është gjetur i pajetë në shtëpinë r tij, në lagjen “Apollonia” në Fier.
Viktima mësohet se është Bajram Brataj 60 vjeç. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij, por dyshimet e para të policisë janë për shkaqe natyrale.
Mendohet se ai ka disa ditë që ka ndërruar jetë, pasi trupi është gjetur i dekompozuar. Shërbimet zjarrfikëse kanë hyrë nga dritaret e banesës, pasi dera ishte e mbyllur.