Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

3 Maji i turpit: Shqipëria e Lirisë së Shtypit me TikTok të mbyllur e media të blera

19:25 03/05/2025
Reading Time: 3 min lexim

Në vend që ta përshëndesë 3 Majin si Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit me krenari dhe llogaridhënie, Shqipëria e vitit 2025 e gjen veten nën një urdhër politik për të mbyllur TikTok-un. Një akt që, në emër të “mbrojtjes së të rinjve”, përbën në fakt një nga shkeljet më flagrante të lirisë së shprehjes dhe qarkullimit të informacionit në vend, siç e kanë nënvizuar edhe raportet ndërkombëtare.

Një realitet që s’fshehet më: Censurë dhe kontroll mediatik

Progres Raporti i Bashkimit Europian i nëntorit 2024 e përshkruan situatën e lirisë së medias në Shqipëri si kritike. Në dokument, theksohet se shpifja mbetet ende e kriminalizuar dhe dënohet me gjoba penale të larta, ndërsa Kodi Penal nuk ofron asnjë mbrojtje të veçantë për gazetarët që përballen me dhunë dhe kërcënime gjatë ushtrimit të detyrës. Edhe dispozitat civile për publikimin e informacionit të rremë nuk janë të përputhshme me standardet evropiane. Këto problematika vijojnë të mos adresohen nga Kuvendi Shqiptar, i dominuar nga mazhoranca, e cila ka penguar çdo përpjekje për reforma reale në këtë fushë.

TikTok, e vërteta që nuk kontrollohet

Vendimi për të mbyllur TikTok-un para zgjedhjeve, me pretendimin se dëmton adoleshentët dhe përhap dezinformim, është një lëvizje që synon të mbyllë gojën e një platforme ku e vërteta shpesh del jashtë kontrollit qeveritar. Në këtë rrjet social, qytetarët ndajnë informacione dhe ngjarje që mediat tradicionale, të blera e të kapura nga pushteti, nuk i transmetojnë. Mbyllja e TikTok-ut nuk është mbrojtje për të rinjtë, por një përpjekje e pastër për të filtruar informacionin që qarkullon në publik.

Gazetari pa emra, gazetari pa guxim

Ndërkohë që qeveria kontrollon gjithnjë e më fort informacionin, brenda vetë mediave po lulëzon një fenomen tjetër shqetësues: gazetaria e denoncimeve anonime dhe pa emra konkretë.

Kjo mënyrë denoncimi është kthyer në një trend të rrezikshëm që po ndiqet nga shumë gazetarë dhe ekspertë. Në vend që të japin informacione të plota, të qarta dhe konkrete, këto figura publike zgjedhin të hedhin vetëm thashetheme dhe akuza të përgjithshme, duke bërë të pamundur verifikimin apo ndjekjen serioze nga institucionet përgjegjëse.

Një gazetari e tillë jo vetëm që nuk ndihmon në zbardhjen e të vërtetës, por në fakt e pengon atë seriozisht. Duke mbajtur emrat sekretë dhe duke lënë të paqartë faktet, këta gazetarë dhe ekspertë e kthejnë informacionin në një mjet manipulimi dhe presioni. Ata janë bërë pjesë e një loje që mban peng të vërtetën, duke e përdorur atë për interesa personale apo negociata prapa skenës.

Media të kapura, gazetarë të shitur, qytetarë të manipuluar

Kjo është panorama e trishtueshme e lirisë së shtypit në Shqipëri: mediat janë të blera, të kontrolluara nga oligarkë, kompani private me interesa të mëdha dhe vetë qeveria. Kontrolli bëhet përmes reklamave, shantazheve, privilegjeve apo thjesht censurës së hapur. Gazetarët, në vend që të mbrojnë të vërtetën, janë kthyer në instrumenta të pushtetit, duke rrezikuar jo vetëm profesionin, por edhe vetë besueshmërinë publike ndaj medias.

Në këtë ditë ndërkombëtare, Shqipëria ndodhet në një gjendje që është më afër propagandës së kontrolluar sesa një shteti demokratik ku liria e fjalës respektohet. Mbyllja e platformave, blerja e mediave, presioni mbi gazetarët dhe promovimi i gazetarisë pa emra janë simptomat e një sistemi që ka frikë nga e vërteta.

Koha për përgjegjësi të vërtetë

3 Maji nuk është ditë për urime boshe dhe statuse hipokrite. Është ditë reflektimi. Është dita kur gazetarët duhet të kujtojnë arsyen pse kanë zgjedhur këtë profesion: për të thënë të vërtetën, me zë të lartë dhe me emër e mbiemër. Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Ata meritojnë një media të lirë, të guximshme dhe të pavarur. Kjo nuk mund të ndodhë nëse frika, pazaret dhe censura vazhdojnë të diktojnë lajmet që marrim çdo ditë.

Nëse heshtja vazhdon, atëherë liria nuk është më vetëm në rrezik – është një iluzion.

Etiketa: reformaeditorial

Të tjera

Kapen në flagrancë 4 të rinj duke gërmuar në Varret Ilire të Selcës
Aktualitet

Kapen në flagrancë 4 të rinj duke gërmuar në Varret Ilire të Selcës

Policia e Korçës ka kapur në flagrancë katër të rinj teksa po gërmonin në Varret Monumentale Ilire të Selcës së...

12:20 14/12/2025
Presioni funksionoi: Kushtetuesja i hap rrugën rikthimit të Ballukut, një skandal me emër dhe mbiemër
Aktualitet

Presioni funksionoi: Kushtetuesja i hap rrugën rikthimit të Ballukut, një skandal me emër dhe mbiemër

Presionet politike të Edi Ramës dhanë rezultat. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për heqjen e pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut...

12:46 13/12/2025
Para
Horoskopi sot, 8 Maj 2024

Horoskopi sot: 4 Maj 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kapen në flagrancë 4 të rinj duke gërmuar në Varret Ilire të Selcës

Kapen në flagrancë 4 të rinj duke gërmuar në Varret Ilire të Selcës

12:20 14/12/2025
Presioni funksionoi: Kushtetuesja i hap rrugën rikthimit të Ballukut, një skandal me emër dhe mbiemër

Presioni funksionoi: Kushtetuesja i hap rrugën rikthimit të Ballukut, një skandal me emër dhe mbiemër

12:46 13/12/2025
Nën hetim nga SPAK për tenderat e AKSHI-t, Ermal Beqiri përfiton 2 mln euro nga KLGJ me procedurë të dyshimtë

Nën hetim nga SPAK për tenderat e AKSHI-t, Ermal Beqiri përfiton 2 mln euro nga KLGJ me procedurë të dyshimtë

15:33 12/12/2025
Skandali me firmën izraelite, Meçollari: Rama zgjodhi korrupsionin, Vengu po rrezikon Shqipërinë

Skandali me firmën izraelite, Meçollari: Rama zgjodhi korrupsionin, Vengu po rrezikon Shqipërinë

11:49 12/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.