Një plagosje me armë ndodhi ditën e djeshme në Tiranë, në rrugën “Myslym Shyri”. Një 26-vjeçar u qëllua me plumb në kokë, teksa ishte duke rregulluar një kondicioner në një vilë 3-katëshe që po rikonstruktohej.
Ditën e sotme mësohet se 26-vjeçari, Indrit Çelaj ka ndërruar jetë në spital, pasi ishte në gjendje kome që nga dita e djeshme. Ndërsa sot, policia ka zbardhur edhe ngjarjen e rëndë, ku mbeti i riu nga Mallakastra.
Sipas policisë, dyshohet se autorët e vrasjes janë dy vëllezër, të cilët janë djemtë e pronarit të vilës ku 26-vjeçari ishte duke rregulluar kondicionerin, por ende nuk dihet arsyeja e krimit të rëndë që tronditi dje kryeqytetin.
“Shpallen në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, dy vëllezër, djemtë e pronarit të vilës, si autorë të dyshuar të ngjarjes”, njofton policia.
Po ashtu në njoftim thuhet se është arrestuar edhe pronari i vilës dhe katër shtetas të tjerë, të cilët akuzohen për “Moskallëzim të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në Tiranë, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri 26-vjeçari I.Ç, i cili mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital.
Shpallen në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, dy vëllezër, djemtë e pronarit të vilës, si autorë të dyshuar të ngjarjes.
Arrestohen në flagrancë për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetes”, 4 shtetas, mes tyre edhe pronari i vilës.
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore intensive, duke përdorur edhe metodat speciale të hetimtit, ka bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentinin e ngjarjes së ndodhur më datë 22.08.2019, rreth ores 11.00, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, Tiranë.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, rezultoi se ne ambientet e katit të parë të godinës trekatëshe, shtetasi G.K, 31 vjeç, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A. K, 28 vjeç, pas një konflikti të çastit me shtetasin I.Ç, teknik kondicionerësh, i cili po kryente kondicionimin e vilës, ka plagosur rëndë me armë zjarrin shtetasin I.Ç, i cili mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital.
Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë shtetssit:
E.S., 43 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
- B, 41 vjeç, B. K., 54 vjeç dhe L. Ç., 36 vjeç, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”, pasi dyshohet se kanë qenë prezent ne momentin që ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë njoftuar organet kopetente sipas detyrimit ligjor.
Vijon puna për kapjen e autorëve të shpallur në kërkim.
Po nga veprimet hetimore, rezultoi se këta shtetas kanë biseduar me shtetasin L.V, me të cilin kishin lidhje shoqërore dhe i kanë kërkuar që të merrte përsipër autorësinë e ngjarjes.
Si rezultat i veprimeve të kryera, shtetasi L.V., 27 vjeç banues në Tiranë, gjatë orëve të vona të natës është ndaluar nga Policia e Tiranës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprat penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve lufatarke dhe municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Materialet do t’i kalohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.