Një 32-vjeçar nga Lezha është arrestuar nga policia lokale, pasi dyshohet për përndjekjen e një gruaje 33-vjeçare.
Sipas njoftimit zyrtar, F. F., banues në Lezhë, ishte shpallur në kërkim një ditë më parë dhe u lokalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë.
Pas përfundimit të veprimeve procedurale, ndaj tij është vendosur masa e procedimit në gjendje të lirë.
Materialet hetimore janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për vijimin e hetimeve.