Seanca paraprake për dosjen “Partizani” është shtyrë sërish dhe do të zhvillohet në datën 5 maj.
Avokatët e kreut të PD, Sali Berisha, kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi nga kjo çështje.
Gjatë seancës së së mërkurës, GJKKO rrëzoi kërkesën e avokatëve për të shpallur pavlefshmëri të akteve të dosjes dhe të akteve të ekspertimit financiar, për të cilat mbrojtësit ligjor të të pandehurve pretenduan se ishin kryer nga ekspertë pa licencë.
Po ashtu, avokatët e konsiderojnë të paligjshëm vendimin ndërmjetëm dhe kërkuan më shumë kohë për të konsultuar me klientët e tyre. Kjo ka çuar në shtyrjen e seancës për të enjten në orën 13:00, ku avokatët pritet të paraqesin kërkesat e tyre paraprake.