Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Volos të Greqisë, ku një shtetas shqiptar 42-vjeç humbi jetën.
Ngjarja u shënua pak pas mesnatës në kryqëzimin e rrugës Larissis me Ypsilantis. Sipas të dhënave paraprake, një motor me dy persona në bord është përplasur me një makinë të drejtuar nga një 26-vjeçar, në rrethana që ende po hetohen. Përplasja ka qenë tepër e fortë, duke bërë që motori të hidhej disa metra larg.
Pavarësisht se u transportua me urgjencë në spital, shqiptari nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë rreth dy orë më vonë.
Policia Rrugore e Volosit vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe po mbledh dëshmi si dhe pamje nga kamerat e sigurisë pranë vendit të aksidentit.