Skip to content
Politikë

Vidhet vula e KZAZ, Prokuroria e Gjirokastrës nis hetimet

· 1 min lexim

Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur hetimet pas denoncimit të bërë nga sekretari i qendrës së KZAZ në Dropull për mungesën e vulës së këtij institucioni.

Sipas njoftimit të policisë, kallëzimi është bërë nga Th. K., 36 vjeç, banues në fshatin Bularat, i cili ushtron detyrën e sekretarit të qendrës së KZAZ në fshatin Grapsh. Ai ka njoftuar se më datë 21.04.2025, rreth orës 20:30, ka vërejtur mungesën e vulës së KZAZ-së.

Policia ka referuar rastin në Prokurori dhe po vijon hetimet për sqarimin e situatës.