Skip to content
Bota

Besimtarë mblidhen sot në Vatikan për homazhe ndaj Papa Françeskut

· 1 min lexim

Që prej orës 09:00 të mëngjesit, trupi i Papa Françeskut është vendosur në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku besimtarët kanë mundësinë ta nderojnë për tre ditë me radhë.

Deri të enjten në mesnatë dhe të premten deri në orën 19:00, hyrja në kishë do të jetë e hapur për publikun.

Të shtunën, menjëherë pas ceremonisë mortore, do të kryhet edhe varrimi i papës argjentinas në kishën e Santa Maria Maggiore, pranë stacionit qëndror të Romës.

Ky vendim është në përputhje me dëshirën që Françesku kishte shprehur në testamentin e tij, ku kishte kërkuar një varrim modest në një vend të lidhur me përkushtimin ndaj të varfërve.

Ndërkohë, mijëra besimtarë të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit kanë bërë thirrje që të nisë sa më parë procesi i kanonizimit të Papa Françeskut.

Shumë prej tyre e krahasuan këtë moment me rastin e Papa Gjon Palit II, i cili u propozua për shenjtërim menjëherë pas vdekjes, njëzet vjet më parë.