Papa Françesku është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare, mëngjesin e 21 prillit 2025, në rezidencën e tij në Casa Santa Marta, në Vatikan, vetëm një ditë pas kremtimit të Pashkëve.
Lajmi i ndarjes nga jeta të Atit të Shenjtë u bë publik nga Kardinali Kevin Farrell, i cili në një deklaratë zyrtare tha:
“Me dhimbje të thellë njoftoj largimin nga kjo botë të Papa Françeskut. Sot, në orën 07:35 të mëngjesit, peshkopi i Romës u kthye në shtëpinë e Atit. Ai ia kushtoi jetën shërbimit ndaj Zotit dhe Kishës së Tij.”
Në nderim të trashëgimisë së tij, Kardinali theksoi se Papa Françesku ishte një udhëheqës i përulur e i vendosur, që jetoi sipas vlerave të Ungjillit, duke u përkushtuar ndaj më të varfërve dhe më të lënëve pas.
“Me mirënjohje të thellë për jetën dhe dëshminë e tij si dishepull i Jezusit, lutemi që shpirti i tij të prehet në dashurinë e pafund të Zotit,” përfundon deklarata.