Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kaninë të Vlorës, ku një grua 43-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj.
Viktima, e identifikuar me inicialet G. A., dyshohet të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërsa mësohet se ajo kishte probleme të shëndetit mendor.
Policia ka referuar materialet në Prokurori, ndërkohë që po vijojnë procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë janë angazhuar në ndjekjen ligjore të çështjes.