Një ngjarje tragjike ka tronditur këtë të shtunë qytetin e Gjirokastrës, ku një 17-vjeçar nga fshati Valare ka humbur jetën në rrethana të rënda.
Rreth orës 13:30, i mituri V.P është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës nga familjarët e tij.
Dyshohet se adoleshenti ka kryer një akt vetëvrasjeje në banesën ku jetonte, por shkaqet mbeten ende të paqarta.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje për të mbledhur prova dhe për të zbardhur të gjitha rrethanat që çuan në këtë ngjarje të rëndë.