Një automjet është djegur plotësisht ditën e djeshme në rrugën “Tre dëshmorët” në Tiranë.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi për shkak të një shkëndije elektrike dhe mjeti i përket 28-vjeçarit D.H.
Materialet janë dërguar në Prokurori për hetim.
Njoftimi:
Më datë 19.04.2025, në rrugën ‘Tre dëshmorët’, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht, automjeti në pronësi të shtetasit D. H., 28 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësim’, tha policia.