Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali. Një 25-vjeçar shqiptar është aksidentuar rëndë, pasi ka humbur kontrollin e furgonit, të cilin po drejtonte.
Furgoni ka dalë nga rruga, duke u përplasur me bordurën anësore. Klimtarët e rastit kanë qenë ata që kanë njoftuar policinë.
25-vjeçari shqiptar A. T., ka marrë plagë të rënda. Policia ka njoftuar një helikopter për të bërë të mundur dërgimin e tij sa më shpejt në spital.
Policia është duke hetuar edhe shkaqet e aksidentit të rëndë.