Skip to content
Politikë

Diaspora voton për herë të parë, nisen sot zarfet me materialet zgjedhore

· 1 min lexim

Materialet zgjedhore për diasporën pritet të nisen sot, pas përfundimit të përgatitjes së zarfeve në ambientet e Parkut Olimpik në Tiranë. Zarfet do t’u dërgohen votuesve shqiptarë jashtë vendit.

Procesi përgatitor ka përfshirë vulosjen e fletës së votimit, vendosjen e saj në një zarf anonim, më pas në një zarf të dytë që përmban të dhënat e koduara të votuesit. Paketimi përfundimtar përfshin gjithashtu një udhëzues për mënyrën e votimit, listën e kontakteve të korrierëve ndërkombëtarë dhe një zarf kthimi për rikthimin e votës në KQZ.

Zarfet me votat e diasporës pritet të nisin të kthehen në KQZ nga mesi i javës së ardhshme, ndërsa numërimi do të zhvillohet më 11 maj, në të njëjtën ditë me votimin brenda vendit.