Skip to content
Kryesore

Dhunohet gjatë ndeshjes Sekretari i Federatës Shqiptare të Basketbollit

· 1 min lexim

Një sherr ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, ku është dhunuar Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Franko Bushati.

Ngjarja ka ndodhur gjatë zhvillimit të ndeshjes mes VIlaznisë dhe Besëlidhjes.

Sherri ka nisur fillimisht me një përplasje verbale, e cila ka eskaluar në një konfrontim fizik.

Sipas hetimeve të kryera nga efektivët e Komisariatit nr. 2 në Tiranë, ka rezultuar se në përleshje kanë qenë të përfshirë Albert Ndreu dhe Erion Lleshi.

Për të dy ata janë referuar materialet përkatëse në prokurori për veprimet e tyre.