Skip to content
Kryesore

Plagosi me armë zjarri një person në Tiranë, shpallet në kërkim autori

· 2 min lexim

Të shtëna me armë zjarri ndodhën mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku u plagos në këmbë 29-vjeçari Gerald Hoxha.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Dibrës, pranë spitalit “Nënë Tereza”.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar, 30-vjeçarin Franci Canaj, dhe e ka shpallur në kërkim. Sipas të dhënave të para, dyshohet se autori ka përdorur një mjet tip BMV me ngjyrë jeshile për të larguar.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Policia identifikon dhe shpall në kërkim një 32-vjeçar që plagosi me armë zjarri një shtetas, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e djeshme, se në Rrugën e Dibrës ishte plagosur me armë zjarri një shtetas, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi F. C., 32 vjeç, i cili dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin G. H., 29 vjeç, e ka qëlluar këtë të fundit në këmbë, me armë zjarri.

Shtetasi G. H. mori ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vijojnë veprimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.