Skip to content
Kryesore

Seanca për “Plumbin e Artë”/ “Nxirren” sekretet në sallë

· 2 min lexim

Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet sot një tjetër seancë për dosjen “Plumbi i Artë”.

Gjatë seancës, Xhuljan Hoxha, një nga të pandehurit, ka dhënë deklaratën e tij dhe ka pasur disa replika me të penduarin e drejtësisë, Erjon Alibej.

Hoxha theksoi se për vrasjen e Oti Kilos, financues dhe organizator nuk është Suel Çela, siç pretendon Nuredin Dumani, por është porosi e Erjon Alibej, pasi ky i fundit ka pasur një marrëdhënie intime me bashkëshorten e Kilos.

I penduari i drejtësi Erjon Alibej tha se “nuk më duket etike që të dalë ne media ky detaj”, që u deklarua nga Hoxha.

Më pas në sallë ka pasur një debat mes Xhulian Hoxhës dhe Erjon Alibejt.

Replikat në gjyq:

Xhuljan Hoxha: Në një nga takimet që kam zhvilluar me Erjon Alibeaj, ai më ka folur për vrasjen e Kastriot Kilës. Ai më ka tregu se si e ka porositur vrasjen e Kastriot Kilës. Financues dhe organizator i kësaj ngjarje është Erjon Alibej, jo Suel Çela.

Erjon Alibej: Doja të sugjeroja që mediat të bëjnë durim, sepse pasi të mbarojë Nuredin Dumani dëshminë e tij dhe unë do flas për gjithçka. Nga deklarimet e mia, kanë për të dëgjuar mediat për të gjithë Suel Çelat. Unë do i them të gjitha. Janë thënë shumë të pavërtetë dhe trillime, sugjeroj mediat mos të nxitohen derisa të japim dhe ne deklarimet tona.

Xhuljan Hoxha: Unë kam marrë burgim të përjetshëm për fjalët e tua. Kam shumë unë për të thënë për ty.