Skip to content
Bota

Tragjedia në Koçan, ndërron jetë një nga të plagosurit

· 1 min lexim

Një tjetër viktimë është shënuar si pasojë e zjarrit tragjik në diskotekën “Puls” në Koçan, duke e çuar në 61 numrin e jetëve të humbura nga kjo ngjarje e rëndë.

Pacienti që ndërroi jetë po trajtohej në Lituani për shkak të plagëve të marra në incidentin e 16 marsit.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, pritet të japë më shumë informacione në ditët në vijim.

Ndërkohë, të premten humbi jetën edhe Aleksandar Karadakoski, një tjetër i lënduar rëndë nga kjo tragjedi, i cili po kurohej po ashtu në Lituani.

Trupi i tij është kthyer në Maqedoni ditën e djeshme, ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet nesër në qytetin e Koçanit.

Tragjedia ka lënë një plagë të thellë në zemrat e familjarëve dhe në gjithë komunitetin lokal.