Skip to content
Bota

Tarifat e Trump! Cilat janë produktet që Shqipëria eksporton në SHBA

· 1 min lexim

Në vitin 2024, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës arritën një shkëmbim tregtar prej rreth 270 milionë eurosh.

Eksportet shqiptare drejt SHBA-së arritën në rreth 7 miliardë lekë,që përbëjnë rreth 1.9% të totalit të eksporteve të vendit.

Produktet kryesore që Shqipëria eksportoi në SHBA në vitin 2024 përfshijnë:

• Materiale ndërtimi dhe metale, që zënë një pjesë të konsiderueshme të eksporteve shqiptare.
• Bimë aromatike dhe mjekësore, përfshirë erëza dhe vajra esencialë, që kanë një treg të rëndësishëm në SHBA.
• Mobilje dhe produkte druri, që gjithashtu gjejnë treg në Shtetet e Bashkuara.
• Produkte ushqimore, duke përfshirë perime, fruta dhe produkte të tjera bujqësore.