Skip to content
Kryesore

I arrestuar me urdhër të SPAK, GJKKO jep vendimin për ish-efektivin

· 1 min lexim

GJKKO ka vendosur masën e arrestit me burg për Altin Morinën, ish-efektivin e forcave RENEA, i arrestuar në kuadër të operacionit “Revanshi”.

Morina u arrestua për herë të dytë të premten nga Policia e Shtetit, pasi dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Sipas informacionit nga SPAK, Morina kishte në posedim një armë zjarri të llojit pistoletë në momentin e arrestimit.

Ai ishte shpallur në kërkim që nga 17 maji 2024 dhe dyshohet se ka bashkëpunuar me Durim Bamin në kultivimin e kanabisit në zonat e Niklës dhe Tapizës gjatë viteve 2019-2020.