Skip to content
Politikë

U la në arrest shtëpie, miku i Veliajt, paraqitet në GJKKO

· 1 min lexim

Biznesmeni Elman Abule kërkon ndryshimin e vendqëndrimit, GJKKO shqyrton kërkesën

Elman Abule, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për të kërkuar ndryshimin e vendqëndrimit të tij.

Abule është nën hetim për akuzën e “Pastrimit të parave” dhe rezulton i përfshirë në një dosje që lidhet me hetimet për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Gjykata pritet të shqyrtojë kërkesën dhe të vendosë nëse do ta pranojë apo jo.