Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Fruthi rikthehet në Shqipëri, 12 fëmijë të prekur në 3 muaj

14:27 31/03/2025
Reading Time: 2 min lexim

Shpërthimet e fruthit janë kthyer në një shqetësim serioz për autoritetet shëndetësore në Europë, dhe Shqipëria nuk bën përjashtim, edhe pse numri i rasteve mbetet më i ulët se në vendet e rajonit.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, nga janari deri në mars janë regjistruar 12 raste të fruthit te fëmijët nga 0 deri në 14 vjeç, ku pjesa më e madhe janë të mitur nën moshën katër vjeç. Shumica e rasteve janë shfaqur në Fier, ndërsa të prekur ka edhe në Tiranë, Lezhë dhe Vau të Dejës.

Nga të prekurit, 75% nuk janë vaksinuar plotësisht, duke përfshirë nëntë fëmijë të pavaksinuar dhe tre të tjerë që kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës. Mjekët raportojnë se të gjithë fëmijët e prekur janë trajtuar në spital dhe aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Për të parandaluar përhapjen e fruthit, autoritetet shëndetësore u bëjnë thirrje çerdheve, kopshteve dhe shkollave që të mos pranojnë fëmijë pa kartelë vaksinimi.

Prindërit këshillohen të jenë vigjilentë, pasi në fazat e para sëmundja mund të ngatërrohet me virozat e rrugëve të frymëmarrjes.

Fruthi përhapet përmes ajrit dhe ka një shkallë infektimi shumë të lartë, ku një person i prekur mund ta transmetojë sëmundjen tek të gjithë ata me të cilët ka kontakt.

Simptomat fillestare përfshijnë temperaturë të lartë, skuqje të syve dhe rrjedhje hundësh, ndërsa pas disa ditësh shfaqen njollat karakteristike të skuqura në lëkurë.

Fruthi mund të çojë në ndërlikime serioze, madje edhe në humbje jete, ndaj vaksinimi mbetet masa më e sigurt mbrojtëse.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 92% e fëmijëve në Shqipëri kanë marrë dy dozat e vaksinës. Megjithatë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbulesa e nevojshme vaksinale për të parandaluar shpërthimet e sëmundjes duhet të jetë të paktën 95%.

Me rritjen e lëvizjes së popullsisë, sidomos nga vendet e prekura në Europë, rreziku i infektimit mbetet i lartë, duke e bërë vaksinimin një domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit publik.

Etiketa: fruthishqiperi

Të lidhura

Shqipëri–Serbi, një ndeshje e minuar: kaos me biletat, përjashtim tifozësh dhe biznese të heshtura
Aktualitet

Shqipëri–Serbi, një ndeshje e minuar: kaos me biletat, përjashtim tifozësh dhe biznese të heshtura

Ndeshja e shumëpritur Shqipëri–Serbi, që do të luhet të shtunën më 7 qershor në “Air Albania”, është shndërruar në një...

00:11 06/06/2025
Shqipëria, sërish në listën e zezë për shkeljen sistematike të të drejtave të punëtorëve
Aktualitet

Shqipëria, sërish në listën e zezë për shkeljen sistematike të të drejtave të punëtorëve

Shqipëria është renditur sërish mes vendeve që shkelin rregullisht të drejtat e punëtorëve, sipas indeksit vjetor të Konfederatës Ndërkombëtare të...

21:25 05/06/2025
Para
 Berat/ Humbin jetën burrë e grua, përfundon në spital vajza

U godit nga treni i mallrave, dërgohet në spital 68-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëri–Serbi, një ndeshje e minuar: kaos me biletat, përjashtim tifozësh dhe biznese të heshtura

Shqipëri–Serbi, një ndeshje e minuar: kaos me biletat, përjashtim tifozësh dhe biznese të heshtura

00:11 06/06/2025
Shqipëria, sërish në listën e zezë për shkeljen sistematike të të drejtave të punëtorëve

Shqipëria, sërish në listën e zezë për shkeljen sistematike të të drejtave të punëtorëve

21:25 05/06/2025
Tronditëse! Tentoi të rrëmbente vajzën 6-vjeçare të detektives Shkënda Lili, në kërkim gruaja

Tronditëse! Tentoi të rrëmbente vajzën 6-vjeçare të detektives Shkënda Lili, në kërkim gruaja

21:01 05/06/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Aksident në Burrel/ Katër persona të plagosur, dy në gjendje të rëndë

19:52 05/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.