Skip to content
Kryesore

Kapet me mbi 8 kg kanabis, arrestohet 56-vjeçari

· 1 min lexim

Policia e Tiranës ka arrestuar një 56-vjeçar i cili u kap në flagrancë duke transportuar mbi 8 kilogramë kanabis, të cilin dyshohet se e posedonte për shitje.

Operacioni i koduar “Transportuesi” çoi në prangosjen e shtetasit T. Ç., banues në Tiranë.

Pas informacioneve të siguruara, policia e ndoqi dhe e ndaloi atë në rrugën “Pandi Dardha”, në zonën e Laprakës, ndërsa po udhëtonte me një automjet tip “Audi A3”.

Gjatë kontrollit, në bagazhin e makinës u gjetën 8 kg e 45 gram kanabis, të cilat u sekuestruan si prova materiale, së bashku me automjetin.

Ndërkohë, kontrollet u shtrinë edhe në banesën e 56-vjeçarit, ku u gjet dhe sekuestrua një armë gjahu e mbajtur pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për vijimin e hetimeve.