Skip to content
Kryesore

Lokali i kthyer në bazë droge dhe armësh, në pranga një 18-vjeçar

· 1 min lexim

Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet për të goditur veprimtaritë kriminale të lidhura me narkotikët dhe armëmbajtjen pa leje.

Si rezultat i operacionit të koduar “Mix”, janë zbuluar dy raste të rënda: mbajtja e paligjshme e armëve dhe përdorimi i një lokali për shpërndarje dhe konsum të lëndëve narkotike.

Gjatë aksionit, policia ka arrestuar 18-vjeçarin L.T., i dyshuar si i përfshirë në këtë aktivitet kriminal, ndërsa pronari i lokalit, 26-vjeçari G.C., është shpallur në kërkim.

Në ambientet e lokalit, efektivët gjetën dhe sekuestruan:

• Një armë zjarri pistoletë me municion luftarak
• Tre krehër pistolete
• Katër armë të ftohta
• Dëshmi të tjera materiale që lidhen me aktivitetin kriminal

Policia vijon hetimet për të kapur pronarin e lokalit dhe për të dokumentuar të gjithë skemën kriminale.

Materialet i janë referuar Prokurorisë për vijimin e procedurave ligjore.