Skip to content
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit/ Fletët e votimit për votuesit nga diaspora

· 1 min lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar fletët e votimit për zgjedhjet e 11 majit, duke dhënë një njoftim të rëndësishëm për votuesit jashtë vendit.

Sipas KQZ-së, fletët e votimit për diasporën do të kenë të njëjtën përmbajtje si ato që përdoren brenda Shqipërisë, por do të përfshijnë një element dallues të veçantë.

Kjo është hera e parë që shqiptarët jashtë vendit do të kenë mundësinë të votojnë në zgjedhjet parlamentare, një zhvillim historik për përfshirjen e diasporës në procesin zgjedhor.